Glauk Konjufca kundër modelit tradicional të xhamisë në Prishtinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë sipas projektit turk për ndërtimin e saj.

Konjufca, në një intervistë me Insajderin, ka thënë se modeli i prezantuar nga arkitektja me famë botërore, Zaha Hadid, “është më i mirë se sa [projekti v.j] sipas të cilit po ndërtohet tash xhamia”.

“Tani po flas si Glauk. Për mendimin tim, modeli i prezantuar nga Zaha Hadid, është më i mirë se ky që po synohet që të ndërtohet. Për shkak se përveç që Hadid është shumë e zonja në punën e saj si arkitekte, do ta kishim në Prishtinë një xhami që do të ishte pelegrinazh për shumë persona nga e mbarë bota.

Si natyrë jam i tillë që kopjet nuk i pëlqej. Modeli që është përcaktuar të ndërtohet, mund të gjendet në shumë vende në Turqi”, ka thënë Konjufca.