Gjykata Supreme refuzon 9 ankesa kundër vendimit të PZAP-së

Gjykata Supreme ka refuzuar nëntë ankesa të kandidatëve dhe subjekteve, politike.

Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë bën të ditur se gjashtë ankesa të tjera janë ende në shqyrtim.

Për këto ankesa do të vendoset në 72 orët e ardhshme.

Supremja bën të ditur se ka refuzuar kërkesën e Anton Shalës, Nezir Çoqajt. Vetëvendosjes, Visar Hotit, Ismet Shamollit, Hisen Berishës, Lirie Kajtazit, Ekrem Hysenit dhe Gentrit Sylës. Ndërkohë në shqyrtim janë ankesat e Duda Bales, Qazim Rrahmanit, Erxhan Galushit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Romani Iniciativës.

Kandidatët dhe subjektet politike janë ankuar në Supreme pas vendimeve të PZAP-së.

Shumica e ankesave të refuzuara kanë të bëjnë me kërkesën për rinuëmrim të disa qendrave të votimeve.