Gjykata
Gjykata shpallë aktgjykimin për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë në rastin e të akuzuarit Naser Pajazitaj që lënda e tij të kthehet në rigjykim apo rivendosje.
Me anë të këtij aktgjykimi, i akuzuari në fjalë është liruar nga akuza për veprën penale: “Vrasje e rende”. Ndërsa është shpallur fajtor për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve”, për të cilën ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, transmeton Indeksonline.
Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka gjetur se pretendimet ankimore lidhur me vërtetimin jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike, janë të bazuara, ngase provat e administruara, nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë, prandaj edhe vlerësimet qe ka nxjerrë gjykata e shkalles se parë janë të gabuara.
Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar Naser Pajazitaj me dy vite e katër muaj burgim për vrasjen e 24-vjeçares Donjeta Pajazitaj.
24-vjeçarja nga Strellci i Deçanit ishte gjetur e vdekur në dhjetor të vitit 2015, gati dy muaj pasi ishte zhdukur më 9 nëntor 2015, pa lënë asnjë gjurmë.