Gjykata e Apelit aprovon vendimin e BQK’së për Kosovën e Re

Gjykata e Apelit para një jave ka miratuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës në rastin e mbylljes së Kompanisë së Sigurimeve Kosova e Re.

BQK, përmes një vendimi ka revokuar licencën e kësaj kompanie për shkak të mosrespektimit të ligjeve dhe rregullave të tregut.

“Miratohet si e bazuar ankesa e të paditurës Banka Qendrore të Kosovës me seli në Prishtinë. Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, A.nr.2435/2021, i datës 20.10.2021 dhe çështja gjykohet si në vijim…”, thuhet në vendimin e Gjykatës së lartë.

Refuzohet si e pabazuar, vazhdon tutje vendimi, propozimi i paditëses së kompanisë Kosova e Re Sh.P.K.

Banka Qendrore e Kosovës, para një viti ka revokuar edhe licencën e dy njësive financiare si Iute Credit dhe Monego.