Gjithë ekipi i Dritës rezulton negativ në testet për koronavirus

Asnjë futbollist dhe anëtar i stafit te Drita nuk ka dalë pozitiv në testet për koronavirus, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjilani. Kampionia Drita ka pranuar rezultatet të martën nga testet e kryera të hënën.

“Të gjithë kanë rezultuar negativ dhe nuk do të kemi asnjë mungesë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës. Drita në bregdetin e Turqisë do ta kryej fazën përgatitore për stinorin pranveror, ndërsa është planifikuar të dielën të luhet edhe Superkupa e Kosovës. Për kundërshtare Drita do ta ketë fituesen e Kupës, Prishtinën, që të martën ka mbërritur në Antalia.