Gjira rikthehet në Prishtinë

Ka një kohë të gjatë që këngëtarja shqiptare, Gjira, është shpërngulur në Gjermani aty ku edhe ka zhvilluar karrierën e saj.

Ajo së bashku me partnerin e saj, të cilin e mban më larg syrit të mediave jetojnë me vite të tëra atje dhe së fundmi mirëpritën fëmijën e parë, emri i të cilit është Maël.

Mirëpo pas një kohe shumë të gjatë, reperja Kajtazi më në fund është rikthyer sërish në Prishtinë te familjarët e saj.

Në fotografinë e fundit të ndarë në Instagram, reperja shfaqet bashkë me djalin derisa i tregon se ku ka jetuar. “Duke i treguar djalit tim, Bregu i Diellit është shtëpia e nënës tuaj”, ka shkruar ajo.

Gjira njihet si një nga reperet më të veçanta shqiptare dhe para disa muajve pati një konflikt virtual me Rina Balajn.