Gjini: Shpresoj që Limaj e kalon pragun

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, në emisionin Pressing të T7, ka analizuar kandidatët për kryeministër të partive të tjera.

Gjini thotë se Kadri Veseli duhet t’i vuaj pasojat e atyre që i ka bërë PDK’ja në 12 vjet qeverisje në Kosovë.

Ndërkaq fjalë të mira nuk ka as për partnerin tjetër të qeverisë së kaluar, Fatmir Limajn e Nismës, i cili garon me listë të përbashkët me AKR’në e Behgjet Pacollit.

Gjini thotë se Limaj nuk ka shanca t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa ka mëdyshje nëse koalicioni Nisma-AKR mund ta kalojë pragun zgjedhor.

“Zoti Limaj nuk ka shanca me e fitu garën. Shpresoj që e kalojnë pragun”, është shprehur nënkryetari i AAK’së.

Ai thotë se Limaj dhe Pacolli më nuk mund ta vendosin formimin e qeverisë.

“’King maker’ nuk mund të jetë më një parti që i fiton 6 deputetë. Ne do të shikojmë të bëjmë koalicion me partinë e dytë, ose të tretë”, tha Gjini.

loading…