Gjini: Këtë verë duhet të ketë hapje, pse jo edhe për dasmat!

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka folur rreth gjendjes me pandemi në Kosovë.

Gjini, ka theksuar se vendi ynë ësht mbrapa sa i përket sigurimit të vaksinës.

Ai shton se, këtë verë duhet të ketë hapje të vendit, duke mos përjashtuar edhe dasmat, por, sipas tij, kjo hapje varet nga sigurimi i vaksinave.

“Jemi shumë mbrapa si Kosovë sa i përket vaksinave, por, shpresoj që do të ketë një zgjidhje. Nëse nuk do te kemi zgjidhje me vaksina do të kemi probleme të mëdha. Është problem me vazhdu në këtë mënyrë. Po besoj që këtë verë do të duhet të ketë hapje, pse jo edhe për dasma, por kjo hapje varet nga sigurimi i vaksinave. Do të jetë i vështirë planifikimi nëse nuk kemi rritje të qytetarëve te vaksinuar”, ka thënë Gjini në Kanal10.