Gjilani fillon programin e financuar nga qeveria Britaneze për “Shkollat e shekullit 21”

Është mbajtur takimi i përbashkët i Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësuesve të programit “British Council” me drejtorët e shkollave për të filluar implementimin e programit për “Shkollat e shekullit 21”, që parasheh zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin në programe të ndryshme kompjuterike, në Gjilan.

Në fjalën e tij drejori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, bashkë më koordinatoren e programit “Shkollat e shekullit 21” të British Council, Edona Begu, në takim me drejtorët kanë thënë se ky program është parapërgatitje për të filluar impenentimin e projektit “Shkollat e shekullit 21”.

“Është program edukativ ambicioz i dizajnuar nga British Council e financuar nga Qeveria e Britanisë i cili do të finalizohet brenda 3 viteve. Ky program u ofron nxënësve të Komunës së Gjilanit shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim si dhe nxënësit do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik”, kanë thënë ata.

Në kuadër të këtij program, shkollat e Komunës së Gjilanit do të pajisen me 790 micro:bit – kompjuter të xhepit me anë të të cilëve nxënësit do të mund të programojnë në lëndë të ndryshme mësimore që të zgjidhin problemet e përditshme.

Pjesë e programit gjithashtu do të jenë edhe 123 mësimdhënës dhe të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit.

loading…