Gjiko dhe prezantuesja shqiptare, Elita Rudi janë të martuar qysh nga shtatori i vitit 2018-të.

Mirëpo, së fundmi Elita ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” te Alketa Vejsiu ndërkohë që Gjiko e surprizoi atë.

Reperi shqiptar njëherëshit edhe bashkëshorti i Elitës për të tretën herë i propozoi martesë bukuroshes tonë.

“I propozova për të tretën herë vetëm t’ia bëj me dije që ajo është e imja përgjithmonë”, ka shkruar Gjiko.

Ata poashtu u bënë prindër edhe të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Zëri.