Gjesti publikon këngën e re “Oh Zot”, thotë se të gjitha përfitimet e këtij projekti dedikohen për bamirësi

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Oh Zot” mban titullin kënga, në të cilën ka trajtuar në detaje një temë sociale shumë të përhapur në vend – varfërinë.

Projekti, të cilin e interpreton me plot emocion, e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari, kurse për producimin u përkujdes Marcolino.

Videoja është realizuar nga produksioni nga Prizreni, XL Films.

Producent ekzekutiv edhe në këtë projekt është Samed Potera, që tashmë mund ta gjeni edhe në YouTube.

Në fund, Gjesti bën të ditur se të gjitha përfitimet e këtij projekti dedikohen për bamirësi.

“Unë mendoj se dhembshuria është gjëja më e çmuar që ekziston. Është diçka që vetëm në qeniet njerëzore mund të zhvillohet. Nëse ne kemi një zemër të mirë, një zemër të ngrohtë, ndjenja të ngrohta, ne të gjithë do të jemi të lumtur dhe të kënaqur – thuhet krejt në fund të përfundimit të këngës. /Telegrafi/