Moderatorja

Gjest i bukur – Luana Vjollca befason disa gra rrugës për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka bërë një gjest të bukur sot (8 Mars).

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, artistja ka befasuar disa gra rrugës.

Ajo shihet me zarf në duar, ku edhe ia bën secilës nga një dhuratë, për këtë datë speciale.

“8 Marsi im i dedikohet vajzave e grave të forta e punëtore që jeta i ka sprovuar me vështirësi por ato sërish zgjedhin të luftojnë. Ju jeni heroinat e vërteta”, u shpreh ajo.

Biondja vazhdoi: “Më keni falur emocionet më të mëdha ndonjëherë… Faleminderit”.

Gratë gjithashtu janë surprizuar, ku shihen edhe duke qarë, pasi nuk prisnin një gjë të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që Luana bën veprime të ngjashme, meqë e shohim shpesh përmes rrjeteve sociale.