Gjest heroik: Polici shpëton dy persona, derisa makina e tyre po përmbysej

Një oficer është incizuar duke shpëtuar dy persona, derisa makina e tyre po përmbysej gjatë përmbytjes së ujërave në Atlanta të SHBA-ve.

Departamenti i Policisë së Atlanta-s ishte njoftuar për një makinë të përmbytur në ujë, duke bërë që një oficer të dalë në vendin e ngjarjes.

Zyrtari policor reagon me shpejtësi dhe ua shpëton jetën dy personave. Pamjet e momentit heroik janë publikuar nga tabloidi ‘Daily Mail’ në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Ndiqeni videon e momentit në fjalë më poshtë.