Gjermania rihap klubet, Butrint Imeri ja bën përhajr VIDEO

Me t’u lehtësuar masat ndaj pandemisë dhe hapjes së klubeve në Gjermani, Butrint Imeri ka filluar koncertet

Butrinti nuk ka vonuar shumë dhe me t’u hapur klubet në Gjermani ka filluar me koncerte.

Butrinti, në një video shihet duke kënduar në Sttugart të Gjermanisë derisa salla duket e mbushur edhe pse klubet në Gjermani kanë filluar që të punojnë por vetëm me gjysmën e kapaciteteve.

Para dy jave, Butrinti lansoi këngën e tij më të re, “Dy zemra” e cila ka më shumë se 7.1 milionë klikime dhe është në bashkëpunim me Nora Istrefin.