Gjermania e quan katastrofik vendimin e Trumpit për raketat bërthamore
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr njëanshëm nga marrëveshja dhjetëravjeçare e raketave me Rusinë, që ndalon përhapjen e armëve bërthamore, është shumë i rëndë, ka deklaruar sot Qeveria e Gjermanisë.
”SHBA është drejt tërheqjes nga kjo marrëveshje me Rusinë”, deklaroi dje për gazetarët presidenti amerikan, Donald Trump.
”Është një vendim katastrofik ai i presidentit Trump për t’u larguar nga traktati INF”, ka thënë Niels Annen, ministër shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.
Traktati INF është nënshkruar në vitin 1987.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për çarmatimin bërthamor, ndërkohë që edhe Rusisë i është kërkuar të respektojë detyrimet e saj”, ka thënë Annen.
“Evropa duhet të parandalojë tani prodhimin e të tilla raketave”, ka shtuar ai.
Traktati INF është arritur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, trashëguese juridike e të cilit është Rusia. Marrëveshjen e kishin nënshkruar ish-presidenti amerikan, Ronald Regan, si dhe lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.
Me këtë marrëveshje parashikohej ndalesa për prodhimin, testimin dhe sistemimin e raketave bërthamore dhe konvencionale me rreze veprimi prej 500-1 500 kilometra që lëshohen nga toka.