Gjermani, fillon sezoni i karnavaleve

Në sezonin e karnavaleve i cili ndryshe emërohet si “stina e 5” organizohen aktivitete të ndryshme në shumë qytete të vendit kryesisht në Köln, Düsseldorf dhe Mainz

Në Gjermani filloi sezoni i karnavaleve i cili çdo vit tradicionalisht nis më 11 nëntor në orën 11:11 sipas orës lokale, transmeton Anadolu Agency.

Në sezonin e karnavaleve i cili ndryshe emërohet si “stina e 5” organizohen aktivitete të ndryshme në shumë qytete të vendit kryesisht në Köln, Düsseldorf dhe Mainz.

Mijëra persona të cilët janë mbledhur në sheshin Heumarkt të qytetit Köln i cili njihet si kryeqyteti i festimeve të karnavaleve, kanë hapur sezonin duke numëruar mbrapsht një zëri nga 11.

Ndërkohë që kanë rritur pjesëmarrjen edhe faktorët si koha e mirë dhe përkimi i kësaj date me ditën e diel.

Festa e karnavaleve njihet si një traditë unike për komunitetin katolik që jeton rreth rajonit Ren.

Periudha e karnavaleve në Gjermani do të arrijë kulmin më 4 mars 2019 me parakalimin e madh të karnavaleve të quajtur “Rosenmontag” dhe do të përfundojë më 6 mars 2019 në ditën e quajtur “Aschermittwoch”.

Pas karnavaleve fillon periudha e “agjërimit” që emërohet “Fasten Zeit” dhe që zgjat 40 ditë, ku kristianët në këtë periudhë nuk konsumojnë mishin dhe produktet e tij.