Gjenerali i UÇK-së

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, kujtoi të rënët në Betejën e 17 majit në Jabllanicë

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, kujtoi të rënët në Betejën e 17 majit në Jabllanicë.

“Qëndresa e Jabllanicës në Luftën Çlirimtare nuk ishte e rastësishme. Tradita liridashëse dhe kryengritëse ishte e ngulitur me shekuj. Duke nderuar të rënët, kujtojmë 17 majin 1999, betejën dhe fitoren e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte në Jabllanicë që nga fillesat e saja. Me të drejtë kjo ditë është ditë përkujtuese për Dëshmorët e Komunës së Gjakovës. Sot nderuam betejën në fshatin Jabllanicë, e cila betejë u vlerësua lartë edhe nga Gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark. Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, meritat e veçanta, veprat e trimërisë dhe sakrificës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Urdhri “Hero i Kosovës” iu dha dëshmorëve të Brigadës 132 – Zona Operative e Dukagjinit: Adem Hazir Delija, Agron Zenun Gashi, Albert Ali Qelaj, Ali Shaban Rama, Arben Adem Hereci, Arben Mehmet Mehmetaj, Bajrush Ramë Mehmetaj, Beqë Sefer Gashi, Demë Ali Qelaj, Driton Mujë Zeneli, Fitim Selman Rexhaj,Gani Sadri Brahimaj, Halil Islam Thaçi, Idriz Bajram Gucati, Islam Halil Ademaj, Isuf Tahir Olluri, Lan Dervish Rexha, Misin Bardhosh Qelaj, Muhamet Avdyl Zeneli, Muhamet Rrustem Alija, Nikë Sokol Hajdari, Ramë Tahir Mehmetaj, Rifat Hasan Smajli, Selim Qerim Salihu, Shaban Tafë Kelmendi, Tafë Hasan Nimani, Valon Muharrem Gashi, Xheladin Azem Salihu, Xhevdet Shaban Hoti, Zef Gjon Krasniqi, Zeqir Isuf Gashi. Sot bëmë homazhe te varret e më të dashurve tonë. Shumë kujtime, shumë dhembje, shumë krenari. Përgjithmonë Lavdi!”