Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën “Eliot Engel” në Pejë paraditen e djeshme.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.