Një mbetje mortore është gjetur gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan.
Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, dje rreth orës 19:30 një person ka raportuar se ka hasur në këto mbetje mortore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Gjilan 06.06.2020 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mbetje mortore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.







