Gjendet marihuanë në Burgun e Dubravës

Drejtoria e burgut të Dubravës, ka informuar Policinë e Kosovës se gjatë kontrollimit të hapësirave të pavijoneve është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 0.5 gram.

Rasti është duke u hetuar.

Kurse, në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 0.6 gram.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.