Gjendet i vdekur një person në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren!

Gjatë ditës së sotme një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të stacionit të autobusave në Komunën e Pzirenit, në rrugën “Zanat” të kësaj komune.

Lajmin e ka konfirmuar  Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se viktima kishte pasur probleme mendore dhe se i njëjti ka disa ditë që ka dalë nga shtëpia por që nuk është raportuar si rast i humbur nga familjarët.

“Sot në orën 10:01 kemi pranuar një informacion për një person i cili është gjetur i vdekur në rrugën “Zanat”, në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren, person ii cili është gjetur pa shenja jete ka qenë i sëmurë menalisht, ai ka dalur qe disa ditë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa rasti nuk është raportuar nga familjarët”, tha Osmanollaj.

Osmanollaj tutje bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.