Gjendet e vdekur regjisorja Arzana Kraja

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Lajmin se ka vdekur një person e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, derisa Koha.net raporton se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjjen e policisë./Express/

loading…