Gjenden eshtrat e një trupi në Podujevë, flasin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore

Eshtrat e një trupi janë gjetur në fshatin Zhiti të Komunës së Podujevës.

Raportohet se një burrë ka informuar Policinë e Kosovës së në një livadh të fshatit, kishte hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Në raportin e Policisë thuhet se eshtrat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Arsim Gërxhaliu nga IML, për Gazetën Sinjali, ka thënë se është bërë ekzaminimi i eshtrave, ku është bërë e ditur se eshrat janë shumë të vjetra.

“Eshrat janë shumë të vjetra dhe nuk i takojnë kohës së luftës së fundit në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00