Gjarpri disa metra i gjatë i tmerron banorët në Smrekonicë të Vushtrrisë VIDEO

Banorët e fshatit Smrekonicë në fushat e tyre kanë parë një gjarpër të llojit brevë, disa metra i gjatë.

Një gjarpër i tillë, sipas tyre, nuk është hasur më herët, shkruan Jepi zë.

Zvarranikun e hasi një banor i këtij lokaliteti teksa lëvizte në fusha, i cili arriti ta incizojë atë.

Pas shafqjes së kësaj gjallese, banorët kanë kërkuar kujdes nga të gjithë që dalin nëpër këtë fshat, pasi mund ta hasin kudo.