Gjakovari tenton ta vret me thikë ish-bashkëshorten e tij

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që dyshohet se kishte sulmuar me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Rastin i cili po cilësohet “Vrasje në tentativë”, e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është shtrirë në spital, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se thika është konfiskuar.

“i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia.

Rasti vazhdon të hetohet.