Gjakovari e sulmon nënën e tij, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Gjakova i cili kishte sulmuar nënën e tij.

Një person mashkull nga Gjakova është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar nënën e tij pas një mosmarrëveshje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërkohë viktima raportohet të ketë pësuar lëndime trupore ndërsa i është ofruar edhe ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin