Gigi Hadid duket e pikëlluar teksa kaloi Shën Valentinin e vetmuar pas ndarjes nga Zayn Malik

Është Shën Valentini i saj i parë që prej ndarjes nga ish i dashuri, Zayn Malik.

Dhe, femra më e bukur në botë, Gigi Hadid, është parë duke u larguar nga NewYork City krejtësisht e vetmuar gjatë të enjtës.

Modelja 23 vjeçare tregoi anën e saj të bukur në veshje tejet seksi duke shfaqur plot stil në xhinse e pallto të zezë.

Gigi dukej tejet bukur teksa lëshoi flokët dhe buzët i kishte të kuqe, kurse sytë i fshehu në syze të zeza.

Shenjat për lidhjen e saj janë evidente, pasi ajo ishte parë duke u larguar nga një apartament i Zayn javën e kaluar.

Dyshja besohet se janë ndarë për herë të dytë në nëntor, e kanë një lidhje të komplikuar nga viti 2015.

Muajin e kaluar US Weekly raportoi se çifti i ka dhënë fund romancës, se ata mund të bashkohen, por jo tani për tani.

Dyshja madje nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale ndërsa revista e njohur pohon se Gigi bëri shumëçka për ta bërë lidhjen të funksinojë, por Zayn ka shumë probleme dhe nuk arriti t’i tejkalojë.

Gigi thuhet se kishte fokusuar shumë energjinë e saj te Zayn, por se tashmë ka hequr dorë pasi që lidhja më nuk funksionoi.

Modelja më e shtrenjtë në botë tashmë u largua nga SHBA-të, duke u drejtuar për në Milano, ku ajo do të jetë pjesë e javës së modës në metropolin itailan.