“Para siempre” ka qenë kënga e tyre e fundit deri me tani.

Mozzik dhe Getinjo siç duket kanë vendosur ta sjellin edhe një tjetër bashkëpunim, shkruan Ballkani.info.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një fotografie të hedhur në Instagram nga Getinjo, i cili zbuloi disa informata rreth projektit.

Kënga quhet “Ghetto” dhe siç duket do publikohet me datë 30 nëntor.

Se çka do sjellin ata, presim të shohim.

Nga ana tjetër “Para Siempre” nga dyshja ka kaluar shifrën e 3 milionë klikimeve në Youtube./Ballkani.info/
https://www.instagram.com/p/Bqp_sscB2K-/?utm_source=ig_web_copy_link