Gëzim Kelmendi: Shefqet Krasniqit po i rrinë bukur floktë e mbjellura

Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka folur për mbjelljen e flokëve pasi një veprim të tillë e ka bërë hoxha i njohur Shefqet Krasniqi.

Kelmendi në emisonin “Natë Vere” ka thënë se Shefqet Krasniqit po i rrinë bukur floktë e mbjellura.

Ai shtoi se personalisht nuk do ta bënte një veprim të tillë.

“Nga aspekti fetar nuk kam shumë informata. Merret nga trupi yt dhe vendoset në një vend të caktuar, nuk e shoh të dëmshme në aspektin shëndetësor. Sa i përket cështjes sime në politikë kam thënë është një fjalë ‘never say never'(kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Kelmendi.

“Nëse i kam këto mend dhe këtë vetëdije kurrë nuk do t’i mbjelli, as nuk më shkon mendja t’i mbjelli floktë. Atij sa kam vërejtur ne disa foto i kanë ndejt mirë, dorën zemër, bukur i kanë ndejt”, shtoi ai.