Gëzim i madh për hapjen e autostradës (VIDEO)

Grupet e motoçiklistëve nga Ferizaji, Kaçaniku e Hani i Elezit, u mblodhën që në orën 17:00, kur u hap pjesa e fundit e austostradës “Arbën Xhaferi”, të ngasin nëpër të.

Ata dëshironin të jenë të parët që kaluan mbi urën më të gjatë në Ballkan.

Autostradën e re e bënë sefte në një mënyrë të veçantë.