reperi

Getinjo fotografohet pranë veturës luksoze

Getinjo është fotografuar pranë një veture luksoze.

Reperi Getinjo së fundmi ka qenë shumë i komentuar për arsye se emri i tij ishte i përmendur n% rastin e Loredanës në ZvicëR.

Pavarësisht se emri i tij u lakua në rastin në fjalë, pra sipas mediave të huaja për marrjen e parave nga një çift zviceran Getinjo e ka vazhduar jetën e tij normalisht dhe në fotot që postonte nëpër rrjete sociale dukej tejet i qetë.

Getinjo madje po vazhdon me mbrëmje të ndryshme muzikore e edhe po argëtohet në vende të ndryshme. Së fundmi e ka publikuar një Instastory ku shihet pranë një veture luksoze të tipit ‘Rolls Royce’.

Ai nuk ka treguar nëse makina është apo jo e vetja.