Geti ndryshon dukje, shkurton flokët në zero

Getoar Selimi është një nga yjet me një karrierë të gjatë në skenën muzikore shqiptare, i cili ka qëndruar në maje përkundër se kanë kaluar dekada.

Krahas hiteve të shumta që ka sjellë ndër vite, reperi i BabaStars i ka kushtuar kujdes edhe dukjes së tij.

Ndryshimet në dukje, kanë bërë që Geti të jetë gjithmonë në trend duke ndjekur trendet bashkëkohore.

Ai e ka bërë një ndryshim të ri në imazhin e tij duke i shkurtuar flokët në zero dhe një fotografi nga dukja e re e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.

“Rifreskim”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime për më pak se një orë.

https://www.instagram.com/p/B2cK5j7nq1O/