Donika Gërvalla

Gërvalla në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një takim bilateral me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher.

Përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit dhe bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët ishin temat kyçe të takimit mes Ministres Gërvalla dhe Sekretarit, Imzot Gallagher.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi Sekretarin Gallahgher rreth progresit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, zhvillimin ekonomik, situatën në Ballkanin Perëndimor si dhe proceset integruese nepër të cilat po kalon Republika e Kosovës.