Georgina si Ronaldo, marrëveshje me markën Yamamay (FOTO)

Georgina Rodriguez bëhet protagoniste e një fushate reklamuese të kostumeve të brendshme të realizuara nga Yamamay.

Më parë, kjo markë, kishte arritur marrëveshjen me Cristiano Ronaldon, por së fundmi i siguroi një kontratë edhe partneres së tij.

Georgina ka ndarë me fansat e saj një foto të realizuar gjatë një shëtitjeje në mbrëmje, pikërisht para posterit të saj reklamues.

“Takim me veten”, shkruan me humor bukuroshja argjentinase, e cila duket mjaft entuziaste për bashkëpunimin me Yamamay.