Gent Fatalit nuk i nevojiten veturat luksoze, ja me çka shëtit të dashurën

Gent Fatali dhe Rozafa po kalojnë momente shumë të lumtura në lidhjen e tyre.

Gent Fatali dhe Rozafa Zefi janë një prej çifteve më simpatike të estradës shqiptare, ata po kalojnë momentet më të mira në lidhjen e tyre.

Së fundmi reperi ka publikuar një fotografi ku shihen bashkë me të dashurën në një traktor dhe i bashkëngjiti edhe këtë shkrim: “M’tha Rozafa nese nuk vjen me m’mar me traktor, ma mire mos hajde hic… so yea”.

Ndërsa, sa i përket jetës artistike Genti javë më parë kishte publikuar projektin e tij të fundit që titullohet ‘Pak më afër’ dhe numëron më shumë se gjysmë milion klikime në Youtube.