Gent Begolli aderon në AKR-në e Behgjet Pacollit

Gent Begolli, ish-kryeshef i Telekomit e pjesë e AAK-së, zyrtarisht është bërë pjesë e AKR-së.

Ai është prezantuar sonte nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë se Begolli u zgjodh Kryeshef i Telekomit sa ishte në partinë e Ramush Haradinajt, AAK.

Begolli ka qenë edhe drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë të Shpend Ahmetit.

loading…