Genoa e refuzon ofertën e Napolit për Piatek

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis provoi të mposhtë konkurrencën me ekipet e tjera përsa i takon Krzysztof Piatek, por pa që tentativa e tij nuk shkoi siç e kishte planifikuar.

Numri një i të kaltërve ofroi plot 35 milionëeEuro për blerjen e menjëhershme të 23-vjeçarit polak dhe lënien e tij në huazim te ekipi i drejtuar nga Ivan Juric deri në fund të sezonit, por presidenti i Genoas refuzoi menjëherë.

70-vjeçari Preziosi nuk ka aspak ndërmend të privohet nga lojtari në këto momente, pasi shpreson që gjatë merkatos të përfshihen edhe ekipe të tjera dhe të hapet një ankand.