Ministria e Jashtme ruse ka postuar në Twitter një video kushtuar përvjetorit të pushtimit të pjesës lindore të Polonisë nga Ushtria sovjetike, duke e cilësuar si `luftë çlirimtare`.

Bazuar në paktin Molotov-Ribentrop (BRSS-Gjermania naziste), Ushtria sovjetike me 17 shtator 1939 kishin pushtuar Poloninë Lindore, duke e ndarë në dy pjesë me Gjermaninë naziste, e cila me 1 shtator 1939 kishte okupuar pjesët perëndimore të Polonisë. 

Në lidhje me postimin e Ministrisë së jashtme rus ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Jukaz Jasina, duke theksuar se ` Nuk kishte asnjë “marsh çlirimtar”, por agresioni i kryer në bashkëpunim me Gjermaninë naziste. Republika e Polonisë nuk pushoi së ekzistuari më 17 shtator 1939. Banorët e territoreve të okupuara së shpejti do të bëhen viktima të krimeve të kryera nga shteti sovjetik`.

Kundërshtime për postimin e Ministrisë së jashtme ruske kishte edhe nga shkrimtari dhe ish oficeri i GRU-së, Viktor Suvorov, i cili u shpreh se ` Sipas propagandës staliniste – në të cilën kthehet Rusia e Vladimir Putinit – Bashkimi Sovjetik ishte një vend paqësor dhe nuk sulmoi askënd, por u mbrojt, duke zhvilluar Luftën e Madhe Patriotike nga 1941. Pa kuptim. Nuk ishte një Luftë e Madhe Patriotike, por Lufta e Dytë Botërore. Bashkimi Sovjetik mori pjesë në të nga 23 gusht 1939, kur nënshkroi një pakt me Gjermaninë për të ndarë Poloninë. Dy kriminelë ndanë Evropën `.

Reagime kishte edhe nga Alexander Guryanov, `Shoqata Përkujtimore Polake`. Guryanov u shpreh se ` përpjekje e parë për të justifikuar okupimin sovjetik tw Polonisë ishte në vitin 1999`. Guryanov gjithashtu thotë se `në Rusi ka një tendencë që tek shoqëria te futet vetëdija që fuqia është e pa gabuar dhe më këtë Kremlini dëshiron që të gjithë historianëve të jua mbyll gojën, pra që historia të shkruhet ashtu si thotë Kremlini`.