Gecaj: Vjosa, Haxhia e Gani Geci po i transportojnë votuesit e LDK’së në Vetëvendosje

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj ka deklaruar se një betejë e rëndë po ndodhë brenda LDK’së.

Gecaj i PDK’së ka shkruar në Facebook se anëtarët e LDK’së po transportohen në Vetëvendosje, sipas tij këtë po e bën Vjosa Osmani, Haxhi Abdyli dhe Gani Geci.

“Një betejë e rëndë e gjatë e brutale po e pret ldk-në. Vjosa, Haxhia e Gania, kolona e pestë duke transportu e transformu votuesin e ldk- se në kampin e vv- së. Një ndër projektet më interesante që kanë ndodh në politikën kosovare. Shembull se si e djathta kosovacentriste provon të transformohet në të majtën”, shkroi Gecaj.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh.