Grupi i Deputetëve të Rinj

GDR kërkon më shumë buxhet për të rinjtë

Sot, Grupi i Deputetëve të Rinj (GRD) u takua me të rinjtë e organizatve të shoqërisë civile në Kuvendin e Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i planit të aktiviteteve të GDR për vitin e ardhshëm.

Pjesëmarrësit nga organizatat rinore patën një mundësi unike për të diskutuar dhe propozuar ide për t’u përfshirë në Planin e Veprimit të GDR-së.

Sipas të rinjve, çështjet më të ngutshme që duhet të shqyrtohen nga parlamentarët e rinj janë: parandalimi i abuzimit të drogës tek të miturit; mungesa e librave në biblioteka; shëndetin mendor të të miturve dhe nevojën për të rritur buxhetin e shtetit të dedikuar për të rinjtë.

Si rezultat i menjëhershëm i këtij takimi, aktiviteti i ardhshëm i GDR do të mbahet në Kaçanik./Ballkani.info/