Gazetarja e njohur tregon pse lufta në Ukrainë ka më shumë vëmendje se krizat tjera humanitare

“Gati çdo ditë marrë mesazhe në WhatsApp me imazhe dhe filmime zemërthyese nga shokë brenda Idlib, mbajtja e fundit e opozitës për më shumë se 10 vjet nga lufta e Sirisë. Burgjet siriane janë mbushur me të burgosur të dobët, të rrahur, burra të rinj të verbër nga ushtarët sirianë dhe të hedhur në varre masive tashmë të mbushur me trupa të kalbur dhe fëmijë të vogël me fytyra të zgavruara”.

Si ukrainasit, edhe sirianët janë viktima të agresorit rus dhe granatimet pa dallim nga qielli. Por, ne rrallë dëgjojmë storie nga konflikti i këtij shteti. Gjakderdhja e sirianëve edhe kur arriti kulmin disa vjet më parë dhe kur u konfirmua nga përdorimi i armëve kimike të jashtëligjshme, dështoi të sigurojë llojin e vëmendjes dhe ndihmën që Ukraina ka pranuar që kur forcat ruse e pushtuan në shkurt të këtij viti, shkruan Hollie McKay, e cila ka raportuar nga zonat e luftës në Irak, Siri, Jemen, Pakistan, Burma, së fundi në Afganistan e Ukrainë, përcjell Demokracia.com.

“Sirianët janë gati vetë në agoninë e vazhdueshme. Individual të ngujuar çdokund, nga Jemeni deri te Afganistani, Burma te Etiopia dhe më gjerë, janë duke vdekur nga pasiguria ekstreme e ushqimit, varfëria, konflikti dhe masakra, por që të dini më shumë duhet të kërkoni më shumë në lajmet e mediave”, thotë ajo.

Tipikisht, eventet ndërkombëtare kanë mbulim të limituar në lajmet e mediave në Amerikë, shkruan Hollie, në të shumtën e rasteve vetëm në fund të transmetimit. Por, Ukraina ka thyer këtë rekord, duke dominuar gjatë dhe duke kryesuar në të gjitha lajmet e fundit.

Një analizë e bërë së fundi, Ukraina ka kaluar të gjitha reportazhet që i janë bërë luftës në 31 vitet e fundit në ABC, CBS dhe NBS. Për më shumë, Rusia është bërë shteti më i sanksionuar në botë, në një mënyrë që asnjë shteti tjetër nuk i ka ndodhur më parë.

Afërsia gjeografike gjithashtu luan rol kryesor – që nënkupton se Evropa natyrisht ka në interes kaosin e luajtur jashtë në oborr, sesa ato në vende më të largëta. Disa të tjerë drejtohen nga mënyra e reagimit të udhëheqjes e aktorit të kthyer në president, Volodymyr Zelensky, i cili që nga fillimi refuzoi ftesat për evakuim nga SHBA-ja dhe ka marrë audiencë botërisht me fytyrën e tij stoike të fatkeqësisë.

Lufta në Ukrainë gjithashtu mban barrën e rëndë të rënies ekonomike dhe gjeopolitike dhe të ndikimit në shtetet e zhvilluara tashmë të përfshirë në një katastrofë të thellë. Pushtimi ka ngritur çmimet e vajit, ka vështirësuar furnizimin e ushqimit botëror dhe ka krijuar një kuptim më të gjerë të papushueshëm dhe jostabil politik dhe shoqëror.

Një diplomat nga Lindja e Mesme i ka thënë Hollie McKay-t se “ne të gjithë ndjejmë për Ukrainën, por në disa mënyra është edhe e dhimbshme. Vetëm disa vjet më parë, dhjetëra e qindra Yazidis u vranë, u zunë dhe u shitën si skllevër seksi nga ISIS-i në Irak. Edhe ajo ishte gjenocid dhe asnjë shtet nuk e mobilizoi mbështetjen e tyre që t’i ndihmonin ata kështu”, përcjell Demokracia.com.

“Është e vështirë që të mundohesh ta justifikosh një nënë që ka humbur fëmijën e saj nga një bombë në Afganistan ose një baba, i cili ka shikuar gjithë familjen e tij duke u djegur dhe shkrirë për vdekje nga një zjarr në Burma, që disi vuajtja e tyre është më pak e rëndësishme se e asaj në Ukrainë. Disa komentatorë i kanë quajtur evropianët lindorë si një shembull racist të njëanshëm, duke sugjeruar se Perëndimi ka më shumë empati për të krishterët dhe ata me “flokë të bardha dhe sy të kaltër” duke dërguar një mesazh të rrezikshëm se disa njerëz janë më të çmuar se disa të tjerë”, shkruan ndër të tjera Hollie McKay.

Pastaj është edhe çështja e refugjatëve, sipas saj, ku të gjitha rrjetet e mëdha të lajmeve kanë dërguar ekipe të rëndësishme të raportojnë mbi fluksin e ukrainasve që po e lëshojnë vendlindjen e tyre.

“Në përgjithësi raportimi i sjellshëm dhe i dhembshur i atyre të detyruar të largohen me pak më shumë se rroba në shpinën e tyre, nuk është e zakonshme për ata që po ikin nga Siria, Jemeni, Haiti, Afrika ose Amerika Qëndrore, kur çështja karakterizohet më shumë si problem politik”, shkruan ajo.

Një ekspert i BBC-së theksoi se është edhe më e vështirë për të që i duhet të shikojë “flokët e bardha dhe sytë e kaltër të vriten çdo ditë”.

Një prezantues i Al Jazeera tha se Ukraina ishte shembull “i njerëzve të përparuar dhe të klasit të mesëm”. Ndërsa, një gazetar francez tha se lufta në Ukrainë ishte një kontrast i “sirianëve që po largohen nga bombardimet e regjimit sirian të mbështetur nga Putini” e kjo ishte situata e “evropianëve që po i lënë makinat që ngjasojnë me tonat që të shpëtojnë jetët e tyre”.

“Janë edhe vende tjera që meritojnë vëmendjen e mediave dhe mbështetjen e publikut. Tigray, regjion i Etiopisë shumë shpejt po hyn në vendin e dytë të horroreve të paimagjinueshme të shpuar nga përdorja e sistemit të përdhunimit si një armë të luftës, therje masive, pengimi i dërgesave të ndihmave për shpëtimin e jetës dhe më shumë se dy milion të zhvendosur”.

Hollie McKay e përmbyll duke thënë se ka menduar nëse duhet të kthehet në Ukrainë ku të gjitha mediat po raportojnë ngjarje nga aty ose më mirë të shërbejë në konfliktet e harruara që nuk raportohen asnjëherë nga mediat.