Gattuso largohet nga Milani
Gennaro Gattuso është larguar nga pozita e kryetrajnerit te Milani, me italianin që ka thënë se vendimi ishte tejet i dhimbshëm.
41-vjeçari ka pasur kontratë deri më 2021, por dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve ka detyruar ish lojtarin e Milanit të largohet.
“Vendimi të largohem s’ishte i lehtë. Por është dashur ta bëja”, ka thënë Gattuso për “La Repubblica”.
Ai ka shtuar se ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e kontratës sepse sipas tij historia me Milanin nuk mund të jetë kurrë çështje parash.