Gati shtatë orë pritje në Merdare
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare janë deri në 7 orë.
Pritjet të gjata për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Mutivodë dhe tek Dheu i Bardhë. Atje qytetarët po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova.
Njoftimi i plotë:
Njoftim:
QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR
FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 05 – 10 360 – 400
Jarinje 10 – 15 60 – 90
Mutivodë 05 – 10 170 -180
Bernjak 15 – 20 15 – 20
Dheu i Bardhë 05 – 10 170 – 180
Vërmicë 15 – 20 15 – 20
Muçibabë 03 – 05 110 – 120
Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.