Gastronomët protestojnë para Qeverisë kundër masave anti-Covid

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës sot do të protestojë nga ora 13:00, për të kundërshtuar masat ndaj COVID-19, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Arian Vranica nga kjo shoqatë tha se protesta do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë, ku bashkë me ta, do të protestojë edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës.

“Gastronomët janë më gati se kurrë dhe për këtë protestë janë mobilizuar gastronomët nga të gjitha qytetet e Kosovës. Do të dëgjohet jashtëzakonisht shumë zëri ynë, i cili na është ndaluar të komunikojmë me institucionet publike, po ashtu do të shihet se sa po preket ekonomia dhe se nuk po dëmtohet vetëm gastronomia por e gjithë ekonomia”.