Gastronomët paralajmërojnë protestë masive për të hënën

Sot është mbajtur protestë nga gastronomët para lokaleve të tyre pas masave të reja që u morën për mbylljen e vendit për fundjavë në Kosovë.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës tha se kjo protestë është një paralajmërim që të hënën do të ketë protestë masive.

“Masat janë ashpërsuar tepër, ndërsa shpenzimet po vazhdojnë. Ne me këtë protestë vetëm e kemi paralajmëruar protesten e së hënës e cila do të jetë masive”, tha Kllokoqi për media.

Gastronomët e Kosovës po kërkojnë pako të veçantë për ndihmë ekonomike nga Qeveria e Kosovës për këtë sektorë.