LDK

Gashi: VV ka dështuar – koha e LDK-së po vjen

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se LVV ka dështuar, ndërsa sipas tij “koha e LDK-së po vjen”.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi në një reagim në Facebook pohon se me 62 pika ende pa u zgjidhur, kuvendi vazhdon te mbetet ne një periudhë sfiduese.

“Deshtimi i seancave plenare thekson nevojën për të rikthyer rendin parlamentar, VV ka deshtuar”, shkruan ai.

Në mungesë të kuorumit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar. Kështu, kryetari i Glauk Konjufca ka caktuar për nesër seancë me pikat e papërfunduara.

VIDEO BONUS: Konjufca: Vërejtjet dhe kritikat që na i jep SHBA-ja janë gjithmonë me vend