Tomë Gashit, përkrahësit të madh të kryeministrit Kurti, nuk i kanë pëlqyer kritikat e emisarit Gabriel Escbar për shefin e Qeverisë.
Duke ironizuar, ai i ka shprehur disa kritika në drejtim të diplomatit amerikan.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se me pasë guxim do të ia thoshte disa gjera emisarit amerikan për dinarin dhe tabelat në veri
“Me guxu e më i thënë une Escobarit që ku ka pa ai që në nje Shtet të pavarur sovran e demokratik në të cilin janë më pak se 4% pakica kombëtare e më shkru në gjuhen e tyre të gjitha ligjet e dokumentet zyrtare e mbishkrimet në të gjith teritorin e shtetit ku janë 96% Shqiptar ai nuk kish besuar që kjo duhet e munde të ndodh. Me guxu une por nuk po guxoj e më ti thënë Escobarit që në nje Shtet ku flasin mbi 50% gjuhë spanjolle por askush nuk guxon me shkru zyrtarisht në gjuhen tjetër pos në anglisht, ky tybe as mu nuk me kish besu edhe pse shokë të vjeter jemi”, ka shkruar Gashi.
VIDEO BONUS:







