Arben Gashi

Gashi pas vendimit për pronat e Manastrit: Mashtrimeve të Kurtit me kauza të rrejshme po ju vjen fundi

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka thënë se i kanë thënë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Pas këtij vendimi ka reaguar Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Mashtrimeve të Albin Kurtit me kauza të rrejshme tashmë po ju vjen fundi”, ka shkruar Gashi.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson