Gashi: Nesër nuk do të rihapen çerdhet në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar prindërit, që nesër nuk do të hapen çerdhet në këtë komunë.

Ai thotë që pas konsultimit me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtoreshën e Institucionit Parashkollor “Rrita e Jonë“, është vlerësuar se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgatitjes dhe procesit të dezinfektimit, pasi për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

“Të nderuar prindër,

Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgaditjes dhe procesit të dezinfektimit, pasiqë për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër! Ndërsa, për çdo njoftim të ri do të njoftoheni me kohë!

Xhafer Gashi“