Gashi komenton protestën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës
Për deputetin e LDK’së, Arben Gashi, veprimi i deputetëve të Listës Serbe që natën ta bëjnë në Kuvendin e Kosovës, është në funksion të njohjes së institucioneve shtetërore.
“Protesta e kolegëve deputetë kosovarë të etnisë serbe, në Kuvendin e Republikës është në funksion të njohjes së institucioneve shtetërore”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, dy çështje këta deputetë duhet t’i evokojnë.
“Kolegët e tyre politikanë (kryetarët e komunave), nga Mitrovica Veriore dhe tri komunat tjera të punojnë në institucionet e Kosovës, për interesa të qytetarëve të tyre, e jo të Serbisë”, ka thënë Gashi.
“Dhe e dyta të kërkojnë ndalimin e ndërhyrjes së Serbisë në jetën e tyre politike, si dhe të ndalohet sabotimi i progresit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar më tej.
Në këtë lloj proteste, Gashi ka thënë se edhe deputetët kosovarë të etnisë shqiptare do të protestonim me ta.